Aktuale Më shumë

FD: Jemi gati të bllokojmë Malin e Zi

Prej tvteuta14:43, 13 Shkurt 2022

Në Frontin Demokratik thonë se kanë intensifikuar aktivitetet për bllokimin e Malit të Zi, si model thonë ata joinstitucional të luftës kundër tradhtisë së vullnetit elektoral të zgjedhjeve të fundit. Ata përsërisin se çdo përfaqësues i popullit serb që i bashkohet qeverisë së mbështetur nga PDS do të etiketohet si  turp kombëtar dhe tradhëtar.

Në këtë drejtim, krerët e Frontit janë duke biseduar me kryetarët e këshillave komunal në mënyrë që ata që kanë planifikuar të bëjnë marrëveshje me PDS t’i thërrasin arsyes.

“Në të njëjtën kohë, paralajmërojmë të gjithë ata që kanë vendosur të ndryshojnë vullnetin elektoral të popullit, që të mos kërkojnë alibi për tradhtinë e tyre në shpifjet e turpshme për FD, diçka aktualisht po dëgjohet në qarqet partiake të ende partnerëve tanë të koalicionit.”, thuhet në deklaratë.

Ata ritheksojnë se çdo faktor nga mazhoranca ekzistuese parlamentare, që vendos për çdo lloj bashkëpunimi me DPS, do të trajtohet si mashtrues ordiner dhe satelit i Millo Gjukanoviq. FD, siç shtojnë ata, nuk është dhe as nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje prapaskenike me këtë subjekt.

“Gatishmëria jonë për një marrëveshje brenda shumicës parlamentare është ende një opsion i hapur dhe nuk kemi mirëkuptim për ata që nuk duan të bisedojnë. Aq më tepër që ne jemi të vetmit që nuk kemi pasur asnjë takim publik apo sekret me Millo Gjukanoviq apo Dushko Markoviq, ndërsa të tjerët janë krenarë për fotot e tyre të përbashkëta dhe rritjen e bashkëpunimit”, thonë ndër të tjera nga FD.

  • 1

    Radio