Aktuale Më shumë

Fatura mesatare në nëntor 33.94 euro

Prej tvteuta15:59, 12 Dhjetor 2023

Fatura mesatare e muajit nëntor për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse i përjashtojmë pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, ka qenë 33,94 euro, njofton Elektroekonomia.

Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është në Zhablak në vlerë prej 17.56 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Podgoricë, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 41.86 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Rreth 60,9 për qind e amvisërive do të marrin faturë deri në 30 euro, nga 30 në 50 euro 17,1 për qind e konsumatorëve, nga 50 në 100 euro 17,3 për qind e tyre, ndërsa konsumin mbi 100 euro e kanë lexuar 4,7 për qind e konsumatorëve.

“Numri i paguesve të rregullt, që kanë ushtruar të drejtën e zbritjes është 178,77 mijë, pra 45,74 për qind e familjeve në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

EEMZ ka theksuar se amvisëritë kanë konsumuar 122,03 milionë kilovat orë (kWh) energji elektrike në muajin nëntor, që është 29,7 për qind më shumë krahasuar me konsumin e arritur në tetor, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar, konsumi ishte 13,97 për qind më i lartë.

  • 1

    Radio