Aktuale Më shumë

Fatura mesatare e energjisë elektrike në shtator 27.68 euro

Prej tvteuta13:13, 10 Tetor 2023

Fatura mesatare e muajit shtator për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi, nëse përjashtohen pikat matëse të palexuara në objektet që nuk janë të banuara përgjithmonë, arrin në 27,68 euro, njoftoi Elektroekonomia.

Konsumi mesatar më i ulët i amvisërive është shënuar në Plevla me 19,47 euro, ndërsa konsumi mesatar më i lartë i muajit paraprak është shënuar në Ulqin, ku amvisëritë kanë konsumuar mesatarisht 36,03 euro energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Rreth 69.87 për qind e amvisërive do të marrin faturë deri në 30 euro, nga 30 në 50 euro 18.23 për qind e konsumatorëve, nga 50 deri 100 euro 9.69 për qind e tyre, ndërsa konsumi mbi 100 euro është lexuar nga 2.21 për qind e klientëve.

“Numri i paguesve të rregullt, që kanë ushtruar të drejtën e zbritjes është 211,54 mijë, ose 54,28 për qind e familjeve në Mal të Zi”, thuhet në njoftim.

Elektroekonomia përkujtoi se është në zhvillim e sipër cikli i 11-të i fushatës Ndajmë barrën, të destinuara për familjet dhe kompanitë që kanë një borxh në bazë të energjisë elektrike të konsumuar.

Familjet që i bashkohen aksionit mund të shlyejnë borxhin e tyre me këste mujore fikse prej 20 eurosh, me pezullimin e llogaritjes së mëtejshme të kamatëvonesës dhe përjashtimin nga masat e arkëtimit të detyrueshëm.

Për konsumatorët nga kategoria e konsumit tjetër, ofrohet shlyerja e një çerek, një të tretës, një gjysmë apo të gjithë borxhit, në maksimum 30 këste, me një shumë minimale kësti 50 euro.

Aksioni zgjat deri me 31 tetor.

  • 1

    Radio