Sociale Më shumë

Fatjona Lajkiq fituese e garave të leximit në gjuhën gjermane

Prej tvteuta11:16, 10 Qershor 2015

Në Biblotekën e Ulqinit u zhvillua “GARA E LEXIMIT NE GJUHEN GJERMANE”. Kjo garë u organizua dhe u financua nga Agjensia Qendrore Gjermane për Arsimin Jashëe Shtetit, e cila në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi ka sjellë mësimdhënës gjermanë në Mal të Zi, në shkollat fillore dhe gjimnazet e Ulqinit dhe Beranes , ku edhe mund te merret diploma e gjuhës gjermane. Njëherit u bë edhe ndarja e diplomave për të gjithë maturantët. Nënkryetarja e komunës së Ulqinit Zenepa Lika dhe Profesor Armin Shnurr thanë se kjo garë ka dy pika kulminante ,atë të ndarjes  së diplomave për maturantët si dhe fituesin e ‘Gara e e leximit në gjuhën gjermane”.

Profesor Shlegel tha se interesimi nga nxënësit e komunës së Ulqinit për të mësuar gjuhën gjermane është shumë i madh.

Ndërsa profesor Armin Shnurr shtoj se diploma të cilët marrin maturantët në perfundim të vitit shkollor ju mundëson atyre që të vazhdojnë shkollimin e lartë edhe në Gjermani.

Ndërsa udhëheqësja e Biblotekës së Ulqinit Ardita Rama duke qenë edhe pjesë e jurisë për përzgjedhjen e nxënësve më të mirë, shprehu edhe kënaqësin e saje që kjo garë po mbahet mbrenda ambjetit të biblotekës së Ul    qinit duke dëshmuar se bibloteka është vendi ideal edhe për çdo aktivitet edukativo-arsimor.

Gara vazhdoj me leximin e teksteve indivdiual si dhe leximi i një teksti të njejtë për të gjithë garuesit, ku fituese nga 7 nxënësit garues doli  nxënësja Fatjona Lajkiq, e cila edhe fitoj të drejtën e pjesmarrjes në garat që do të mbahen në Beograd në raundin final. E ndërsa vendin e dytë e zuri Aldin Metanoviq ndërsa vendi i tretë i takoj nxënëses  nga shkolla e Beranes.

  • 1

    Radio