Aktuale Më shumë

Faruk Resulbegoviq është zgjedhur gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi.

Prej tvteuta14:39, 22 Nëntor 2023

Faruk Resulbegoviq është zgjedhur gjyqtari i shtatë i Gjykatës Kushtetuese në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi.

Deputetët e mbledhjes së re të Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën Faruk Resulbegoviqin si gjyqtarin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

Për zgjedhjen e Faruk Resulbegoviqit votuan 77 deputetë, prej tyre  56 deputetë votuan pro, ndërsa  21 deputetë ishin të përmbajtur.

Resulbegoviq, i cili është prokuror në Prokurorinë Themelore në Ulqin, për t’u zgjedhur i nevojiten 49 vota nga deputetët.

Në raundin e parë të votimit, në shkurt, ai nuk mori dy të tretat e shumicës prej 54 deputetësh.

 

  • 1

    Radio