Sociale Më shumë

Familja Rexhepi së shpejti me shtëpi

Prej tvteuta09:52, 18 Tetor 2017

Me donacionet e qytetarëve të komunës së Ulqinit, familja Rexhepi e cila jeton në Katërkollë së shpejti do të mund të gëzojnë shtëpinë e tyre të re. Në kushte të vështira për jetesë, familja 6 antarëshe gjerë më tani ka jetuar në një ambient jo shumë të përshtatshëm për jetesë. Shaban dhe Miliha Rexhepi janë kryefamiljarët e kësaj familje  të cilët janë të bekuar me 4 fëmijë. Përballimi i jetesës është i vështirë duke u nisur edhe nga ajo se asnjëri familjar nuk nuk është i punësuar rregullisht. Kryefamiljari Shaban Rexhepi punon punë të cilati i dalin gjatë ditës me të cilat nxjerr bukën e gojës.

Gëzimi dhe falenderimi ndaj të gjithë atyre të cilët kontribuan qoftë edhe me një cent të vetëm që edhe ato të kenë një kuml të tyrin mbi kokë u shpreh përmes lotëve. Zonja Miliha për televizionin Teuta .

Themelet e shtëpisë janë vendosur më datë 22 korrik të këtij viti, dhe punimet janë në përfundim ku me disa detaje e gjithë shtëpia do të kompletohet. Familja Rexhepi së shpëjti do të ketë çelësat e shtëpisë së vet, ndërsa të gjithë ata që ndihmuan do të ndajnë të njëjtin gëzim me familjen Rexhepi. Shuma totale e punimeve kap shifrën rreth 20,000.00 euro.  Inicuesit dhe donatorët mbeten inonim, por megjithatë mbeten shembull i mirë i shtrirjes së dorës dhe ndihmës ndaj njëri tjetrit. Të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio