Familja Muriq në kushte të vështira jetese
Prej tvteuta16:03, 5 Dhjetor 2016
Pas vëzhgimit te kamerës së televizionit Teuta tek zona e Malit te Bardhe,e cila ka shumë familje që jetojnë në varfëri,është identifikuar rasti i njërës nga këto familje të shumta që ndodhen në këtë pjesë të qytetit. Familja 4 antareshe Muriq jeton brenda nje shtepize te vjeter dhe ka nevoje per ndihme. 120 euro nga ndihma sociale janë të vetmet të ardhura të kësaj familjeje.
Dikur kjo familje perbehej nga 5 anetare,por vogelushja 5 vjecare nuk i ka perballuar këto kushte jetese dhe ka ndërruar jetë disa vite më pare. Familja Muriq kërkon vetëm kushtet elementare.