Aktuale Më shumë

Fajon: Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë opsioni më i mirë 2-3 muaj pas përfundimit të Gjykatës Kushtetuese

Prej tvteuta07:38, 26 Janar 2023

Nëse Mali i Zi dëshiron të respektojë sundimin e ligjit dhe të dalë nga kriza politike dhe institucionale, hapi i parë është kompletimi i Gjykatës Kushtetuese, tha Ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon për TVCG. Ndryshe, legjitimiteti i zgjedhjeve presidenciale vihet në pikëpyetje.
Bashkimi Evropian, thotë Fajon, nuk dëshiron t’i kthejë shpinën Malit të Zi, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, por përpara zgjedhjes së gjyqtarëve, politikanët duhet të tregojnë se janë përgjegjës.
Ajo theksoi se politikanët në Mal të Zi kanë përgjegjësi të madhe, para së gjithash ndaj qytetarëve.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, dy-tre muaj pas përfundimit të Gjykatës Kushtetuese, u vlerësuan si opsioni më i mirë.

  • 1

    Radio