Aktuale Më shumë

Fajon: Mali i Zi përballet me pezullim të negocitave

Prej tvteuta14:22, 23 Janar 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, edhe një herë paralajmëroi se Mali i Zi përballet me pezullimin e negociatave të antarësimit në BE, çka askush nuk e dëshiron. “Ne presim të shohim nëse Mali i Zi do të ketë sukses në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk është funksionale.

Në fillim të shkurtit do të ketë një tentativë të gjashtë, nëse edhe atëherë nuk ka sukses, ekziston rreziku i madh që Mali i Zi të devijojë seriozisht nga rruga e tij evropiane, për të cilën po paralajmërojmë për shkak të krizës së thellë politike. Pa Gjykatën Kushtetuese është e vështirë të imagjinohen zgjedhje të drejta dhe të përshtatshme presidenciale dhe parlamentare, prandaj kjo përpjekje është vendimtare për përparimin e Malit të Zi. Ekziston një rrezik serioz që ne mund të ndalojmë negociatat e anëtarësimit, të cilat askush në BE nuk e dëshiron.

Kjo është arsyeja pse BE-ja po e ndihmon Malin e Zi të ndërmarrë këto hapa. Tani për tani nuk po flasim për atë skenar, sepse pritshmëria është që Mali i Zi ta bëjë atë hap për faktin se zgjedhjet presidenciale janë caktuar për në mars”, tha Fajon.

  • 1

    Radio