Faik Nika : Edhe ky 7 Mars arsimin shqip e gjenë me probleme
Prej tvteuta10:45, 7 Mars 2020
Me rastin e kremtimit të festës së 7 Marsit , Ditës së Mësuesit, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Ulqinit do të sjellin për publikun shfaqen teatrale me titull “Mësuese e dashur” të shkollës “Arben Broci” nga Tirana. Shfaqja do të mbahet me datë 7 mars në ora 19:00 në sallën e madhe të Qendrës Kulturore. Kur flitet për situatën e arsimit shqip në Mal të Zi, kryetari i KKSH-së Faik Nika shprehet se akoma ka shumë punë për tu bërë në këtë drejtim. Mungesa e literaturave në shkolla , gabime të shumta në tekstet e përkthyera , mënyra e zgjedhjes së postit të drejtorit në shkolla nga Ministria e Arsimit, punësimi i mësimdhënësve të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe, janë vetëm disa nga problemet me të cilat arsimi shqip në Mal të Zi po përballet. Ai u bën apel të gjithë mësimdhënsve që të kenë një bashkëpunim të ngushtë sepse përkrhaja e KKSH-së për të gjetur zgjidhje të probleme të arsimit shqip në Mal të Zi nuk do të mungoj.Nika uron të gjithë mësimdhënësit festen e tyre duke shpresuar që problemet e arsimimit shqip në Mal të Zi në të ardhem të gjenë zgjidhje.