Aktuale Më shumë

F1: Red Bulli nënshtruan kontratë 440 milionë euro me Oraclen

Prej tvteuta18:23, 10 Shkurt 2022

Red Bull ka nënshkruar kontratë të madhe sponsorizimi në vlerë afro 440 milionë euro.

Me kontratën e re skuadrës së Red Bullit në Formula 1 do t’i ndryshohet emri duke filluar nga stinori i ri, raporton agjencia AP.

Red Bulli ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Oracle dhe skuadra e Formula 1 do të njihet si Oracle Red Bull Racing.

Marrëveshja me firmën e teknologjisë është më luksozja në sportin botëror.

Red Bulli edicionin e kaluar të Formula 1 fitoi titullin e kampionit në konkurrencë individuale me anë të holandezit Max Verstappen. Titulli i kampionit u vendos në rrethin e fundit të garës së fundit të stinorit. Verstappen e tejkaloi Lewis Hamiltonin e Mercedesit dhe ia rrëmbeu titullin.

  • 1

    Radio