F1, Leclerc fiton garën e parë të stinorit
Prej tvteuta09:32, 21 Mars 2022
Charles Leclerc ka fituar garën e Shpërblimit të Madh të Bahrejnit në Formula 1. Ishte kjo gara e parë e edicionit 2022 në F1. Gara e së dielës ishte e jashtëzakonshme, ndërsa u dominua nga skuderia e Ferrarit. Vendi i dytë i takoi Carlos Sainzit, që si Leclerc është pjesë e Ferrarit.
Dy ngasësit e Red Bullit nuk përfunduan garën, duke i mundësua Lewis Hamiltonit vend në podium, në fillimin mahnitës të sezonit.
Leclerc ka zhvilluar betejë të madhe me Max Verstappenin e Red Bullit. Verstappen nuk ia doli të përfundoi garën duke i mundësuar Sainzit pozitën e dytë.