Aktuale Më shumë

Europol jep alarmin: Evropa në rrezik nga sulmet e IS

Prej tvteuta09:55, 2 Dhjetor 2016

Agjencia policore e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve të reja të militantëve të Shtetit Islamik.EUROPOL ka thënë përmes një raporti më 2 dhjetor,sot,se në Evropë ka të paktën disa dhjetëra persona që ka mundësi të kryejnë sulme terroriste.

Raporti paralajmëron se sulmet gjatë dy viteve të fundit në Francë dhe Belgjikë tregojnë se ekstremistët mund të planifikojnë në mënyrë efektive sulme komplekse. Në raport theksohet se taktika e përdorimit të bombave të vendosura në vetura mund të përdoret edhe në Evropë.EUROPOL gjithashtu ka thënë se ka një ndryshim edhe në objektivat duke kaluar nga sulmet ndaj personelit policor apo ushtarak në “objektiva të buta”.

  • 1

    Radio