Politikë

Politikë Më shumë

Eurodeputeti Waitz vizitoi Kriporen dhe Valdanosin

Prej tvteuta26 August 2019

Eurodeputeti i Partisë së Gjelbër Europiane Thomas Waitz, qëndroi gjatë ditës së sotme në Ulqin, me ftesë së Lëvizjes Qytetare URA. Gjatë vizitës së tij, Waitz vizitoi Kriporen e Ulqinit dhe Valdanosin, dy lokalitetet më të rëndësishme ekologjike në Komunën e Ulqinit, të cilët kanë tërhequr vëmendjen edhe të insitucioneve ndërkombëtare. Waitz për TV Teuta tha se prej vizitës së tij të fundit në vitin 2005, ka vërejtur njëfarë progresi sa i përket mbrojtjes së Kripores, por shprehu besimin se në periudhën e ardhëshme do të bëhet më tepër në revitalizimin e këtij ekosistemi me rëndësi për gjithë kontinentin. Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se përkundër Kripores, në mbrojtjen e të cilës ka pasur përparim këto dy vitet e fundit, situata në Valdanos po qëndron në vendnumëro dhe akoma nuk ka asnjë aktivitet në drejtim të kthimit të ullishtës pronarëve të mëparshëm.