Sociale Më shumë

Është siguruar makina për azilin e qenve

Prej tvteuta10:06, 24 Janar 2017

NP “ Veprimtaritë Komunale” ka siguruar automjetin për azilin e qenve. Kjo makinë do të shërbejë për transportin e qenve endacakë nga vendi i gjetjes së tyre e deri tek azili i cili gjendet në Mal të Bardhë. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Veprimtaritë Komunale” Skender Kaleziq ,tha për Televizionin Teuta, se në bazë të një kontrate bashkëpunimi e cila është nënshkruar me Komunën e Ulqinit për 6 mujorin e parë të funksionimit të këtij azili, jemi të kenaqur me punën që është bërë deri tani.

Në rrugët e qytetit ka më pak qen endacakë, ndërsa azili ka akoma kapacitet që të strehojë edhe qen të tjerë. Ajo çfar në të ardhmen do të realizojmë për të përmirësuar kushtet e azilit është edhe sigurimi i autoambulancës. Azili do të vazhdojë punën edhe pas muajit mars kur përfundon kontrata e parë, pasi të gjithë janë të kënaqur me punën që është duke u bërë. Edhe inspeksionen kanë konstatuar se azili është i rregullt dhe i plotëson normat për funksionim të rregullt , u shpreh Kaleziq.

  • 1

    Radio