Aktuale Më shumë

“Është reale të pritet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028”

Prej tvteuta11:31, 3 Shtator 2024

Me vazhdimin e përkushtimit të fuqishëm si të Podgoricës ashtu edhe të Brukselit, është reale të pritet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028”, tha nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi për Punë të Jashtme dhe Evropiane, Filip Ivanoviq.

Ivanoviq po merr pjesë në Forumin e 19-të Strategjik të Bled-it, i cili po mbahet në Bled të Sllovenisë, njoftoi Qeveria.

Në hapje të konferencës folën presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar, nënkryetarja e Qeverisë së Sllovenisë Tanja Fajon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në ditën e parë, Ivanoviq foli në margjinat e Forumit në Bled me përfaqësuesin e lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kristijan Shmit, të dërguarit special të Sllovenisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik nga Uashingtoni.

Gjatë bisedës, thuhet në deklaratë, Ivanoviq u ka kujtuar bashkëbiseduesve se Mali i Zi është vendi i parë që përmbush kriteret e tranzicionit në kapitujt kyç të negociatave, si dhe se disa kapituj do të mbyllen deri në fund të këtij viti dhe se plani i Qeverisë është deri në fillim të vitit 2027 të mbyllen të gjithë kapitujt.

“Nëse kjo bëhet, me përkushtimin e vazhdueshëm të fuqishëm të Podgoricës dhe Brukselit, është realiste të pritet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028”, tha Ivanoviq.

 

  • 1

    Radio