Politikë Më shumë

Është me rëndësi themelimi i Institutit shkencor ndërkombëtarë

Prej tvteuta14:29, 1 Shtator 2017

Themelimi i Institutit shkencorë- ndërkombëtarë është më rëndësi të madhe ekonomike, sociale dhe kulturore për rajonin dhe rast i mirë për forcimin e kapaciteteve shkencore dhe afariste të vendeve amë, është vlerësuar gjatë bisedimeve të ministres gjegjëse Sanja Damjanoviq me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq. Ajo ka biseduar me presidentin Vujanoviq dhe e ka njoftuar atë me planet për realizimin e iniciativës për themelimin e Institutit shkencorë ndërkombëtarë në hapësirat e Evropës Juglindore. Siç është kumtuar nga Ministria për shkencë, Vujanoviq e ka përkrah projektin dhe u shpreh i bindur se iniciativa do të fitojë kooperimin e duhur të vendeve të rajonit duke pasur para sysh se fjala është për një projekt shkencorë paqësor.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio