ËSHTË ARRITUR PROGRES
Prej tvteuta10:16, 8 Maj 2015
Në Mal të Zi, në vitin e kaluar është shënuar progres në sferën e të drejtave të njeriut , mirëpo situata akoma nuk kënaq ka theksuar avokati i popullit, Shuqko Bakoviq . Ai duke prezantuar raportin vjetor për punën e këtij institucioni ka theksuar se në vitin e kaluar Institucioni i avokatatit të popullit ka marr 687 lëndë, respektivisht ankesa në punën kurse procedura ka përfunduar për 94.46 për qind të rasteve.