Aktuale Më shumë

Escobar sot me krerët shtetëror të Kosovës

Prej tvteuta07:49, 17 Mars 2023

Sot, zv/ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të takohet me drejtuesit e tri institucioneve kryesore politike në vend. Takimi do të realizohet një ditë para takimit në Ohër.
Në orën 09:00, Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media.
Derisa në ora 10:20 Escobar pritet të takohet me Kryeparlamentarin Konjufca.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në të njëjtën ditë.
Takimi pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 11:00.

 

  • 1

    Radio