Kulturë Më shumë

Erina Buzuku fituese e Fest 14

Prej tvteuta10:27, 23 Dhjetor 2019

Erina Buzuku me këngën “Dëshira ime”,  me tekst , muzikë dhe orkestrim të Jozo Jakoviq,  është fituese e vendit të parë të Festivalit të 14 të Këngës për Fëmijë. Fest 14 këtë vit solli 26 këngë konkuruese nga vendi si dhe nga Shqipëria e Kosova. Në natën finale u ndanë plotë 15 çmime ndërsa për të gjithë konkuruesit u ndanë mirënjohje. Në sallën e mbushur përplot të Qendrës për Kulturë, jo vetëm fëmijët por edhe të arriturit u arëgtuan me programin e paraqitur. Që në hapje të spektaklit nga valltarët e shkollës së vallëzimit “Porta di Danza” , skena festive dhe këngët konkuruese e përshëndetëse,  ishin të gjitha mirë të mendura dhe sollën dy mbrëmje të magjishme për publikun e Ulqinit.

  • 1

    Radio