Era e fortë u shkaktoi dëme të konsiderueshme prodhuesve bujqësor
Prej tvteuta15:51, 25 Shkurt 2019
E
Mali i Zi u përfshi nga një erë e fortë ,që frynte me shpejtësi deri 100 kilometra në orë,duke shkatuar dëme të konsiderueshme materiale, sidomos prodhuesëve bujqësor,duke mos anashkaluar as Komunën e Ulqinit. Gani Rexha ,këshilltari për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit, deklaroi për Televizionin Teuta se deri më tani ka arritur vetëm një kërkesë nga ana e qytetarëve për evidentimin e dëmeve ,duke shtuar se është në dijeni se dëmet janë të konsiderueshme sidomos në sera, pullaze dhe ahrinje të bagëtive. Nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit njoftojnë se nga dita e shtunë kanë pasur 7 intervenime në menjanimin e pemëve dhe materialeve reklamuese nga rrugët, si dhe dy intervenime në shuarjen e zjarreve me karakter lokal, por sipas shefit, Saubih Mehmeti, Komuna e Ulqinit ka kaluar mirë në krahasim me komunat e tjera.