Sociale Më shumë

Epidemia e gripit akoma nuk  ka arritur kulmin. Pritet rritje e numrit të pacientëve

Prej tvteuta09:59, 2 Shkurt 2019

Sipas të dhënave nga Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, rreth 386 pacientë kanë pasur simptoma të ngjajshëm me gripin, infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes janë regjistruar në 8836 pacientë, ndërsa në periudhën prej 21 deri 27 janar, Instituti ka konfirmuar 80 raste të gripit. Këto shifra për TV Teuta i konfirmoi  Dr. Ljiljana Joviqeviq, epidemiologe kompetente për zonën e Tivarit dhe Ulqinit. Sipas saj, numri i rasteve të raportuara të gripit e ka kaluar pragun e epidemisë, por ende nuk ka arritur nivelin më të lartë. “Pritet që epidemia të arrijë kulmin në javët e ardhshme dhe do të bjerë pas kësaj periudhe,” pohon Joviqeviq. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve me virus të gripit, , 99.3% për qind e tyre kanë pasur gripin e tipit A,  lloji më i zakonshëm i gripit në Mal të Zi. Joviqeviq thotë se parandalimi më i mirë është vaksinimi, i cili mbron  në përqindje të madhe imunitetin nga gripi sezonal, dhe që duhet të kryhet për çdo vit.

 

  • 1

    Radio