Sociale Më shumë

Epidemia e fruthit në prag, apel për vaksinimin e fëmijëve

Prej tvteuta16:06, 16 Nëntor 2017

Është rritur  dukshëm numri i prindërve  që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit.Debatet në mbarë botën se ajo stimulon  autizmin kanë ndikuar që prindërit të hezitojnë për të vaksinuar fëmitë e tyre.Është interest që kjo dukuri pothuajse është e njëjtë si në rajon,ashtu edhe shtetet e ish Jugosllavisë. Drejtori  i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin -Pavle Marnikoviq, shprehet se është rritur numri i prindërve që refuzojnë të ju japin fëmijëve të tyre këtë vaksinë,dhe se pasojat e të pavaksionuarëve janë fatale deri në humbje jete, dhe  se epidemija e fruthit është në prag.

Fëmijët e lindur në vitin 2016 janë të vaksionuar vetë 22% ,që është një numër shumë i vogël,ndërkohë që numri i të vaksinuarve në  vitin 2015 është diçka më i lartë. Në pyetjen tonë a jepet garanci prindërve se fëmijët e tyre pas marrjes së vaksinës MMR nuk do të kenë pasoja, drejtori Marnikoviq shprehet se ne si pediatër nuk mund të japim garanci,garanci jep shteti me vaksinat që ofron,e që sipas fjalëve të tij  paraprakisht kanë kaluar nëpër të gjitha analizat e mundshme .Ai tha se nga pikpamja shkencore nuk ka edhe asnjëfarë baze të lidhjes së vaksinës me autizëm.

  • 1

    Radio