Epidemia e fruthit edhe në Podgoricë, janë regjistruar tre raste të reja
Prej tvteuta24 August 2024

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar tre raste të reja me fruth, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në Mal të Zi në 19, gjatë pesë muajve të fundit, njoftoi Instituti për Shëndet Publik. “Nga tre rastet e reja të regjistruara, dy janë regjistruar në Podgoricë dhe të dyja janë të lidhura epidemiologjikisht me njërin nga rastet e regjistruara më parë në këtë komunë”, thonë nga Shëndeti Publik. Në këtë mënyrë, siç thanë ata, janë plotësuar kriteret për raportimin e epidemisë së fruthit në Podgoricë. “Është komuna e dytë në Mal të Zi ku është regjistruar epidemi fruthi, pasi e njëjta është raportuar më parë në Budva. Të gjitha rastet e regjistruara deri më tani në Mal të Zi janë konfirmuar laboratorikisht (në bazë të testit PCR ose testit serologjik – prania e antitrupave specifikë ndaj fruthit)”, thuhet në komunikatën e Shëndetit Publik.