Aktuale Më shumë

“Enemalta” refuzon qasjen në dokumentacion për Mozhurën

Prej tvteuta16:21, 21 Korrik 2022

Kompania shtetërore e Maltës, Enemalta,  ka refuzuar të publikojë  një raport që konfirmonte se kompania ishte në dijeni se po paguante trefishin e çmimit fillestar për blerjen e aksioneve në projektin e energjisë së erës Mozhura. Enemalta refuzoi kërkesën për qasje në informacion dërguar nga Times of Malta me arsyetimin se kishte “arsye të mirë për të mos lejuar dokumentin e kërkuar”, pasi i njëjtë është i privilegjuar ligjërisht.

Kompanisë energjetike iu deshën plot 20 ditë pune për të refuzuar kërkesën, e cila u dorëzua muajin e kaluar. Times of Malta dhe Reuters zbuluan më parë se si i dyshuari për vrasje Jorgen Fenech përfitoi fshehurazi nga marrëveshja e vitit 2015, përmes  kompanisë së tij 17 Black, të njëjtës kompani që supozohej t’u dërgonte miliona ish-zyrtarëve të qeverisë Keith Schembri dhe Konrad Mizzi.

Raporti mbi punën e porositur nga Enemalta, i përmbledhur në llogaritë e kompanisë për vitin 2019, pengohet nga fakti se studioja ligjore e paidentifikuar që e kreu atë nuk kishte akses në llogaritë e postës elektronike dhe emailet e bordit të drejtorëve të Enemaltës, si dhe punonjësit e saj. Sipas një përmbledhjeje të raportit të dhënë nga Enemalta, firma ligjore vuri në dukje se “kishte mangësi në menaxhimin korporativ”, duke përfshirë çështje që “në përgjithësi nuk do të pritej të ishin të pranishme në transaksione të ngjashme”. Raporti përmbledhës i Enemalta nuk i detajoi këto mangësi por tha se ishte e angazhuar t’i adresonte ato përmes strukturave të përmirësuara të qeverisjes.

Rasti i elektranës me erë në Mozhura në Ulqin, erdhi në qendër të vëmendjes pas vrasjes së gazetares investigative malteze Dafne Karuana Galicija, për çka akuzohen biznesmeni Jorgen Fenech, por edhe ish zyrtarët e qeverisë, Schembri dhe Mizzi.

  • 1

    Radio