Emiratete e Bashkuara vazhdojnë të ndihmojnë: Veshmbathje për 150 fëmijë

Prej tvteuta09:03, 10 Gusht 2019

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, ka vazhduar me ndihmat ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Ulqinit. Pas shpërndarje së aparaturave elektrike për amvisëri, ato kanë bërë edhe shpërndarjen e veshmbathjeve për 150 fëmijë me vlerë 30 euro për secilin, dhe njoftuan se aktivitete të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. Mirsad ef. Muça në emër të Bashkësisë Islame të Ulqinit falenderoi Ambasadën e Emirateve të Bashkuara për kujdesjen e vazhdueshme ndaj familjeve në nevojë në qytetin tonë.

  • 1

    Radio