Emiratet dhuruan 200 pako ushqimore

Prej tvteuta16:37, 21 Maj 2019

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Emiratëve në Mal të Zi dhuroi 200 pako ushqimore për familjet në nevojë të Komunës së Ulqinit. Ky donacion iu drejtua komisionit Bereqeti i cili funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame, të cilët edhe ndihmuan në ndarjen e këtyre pakove. Mirsad Muça nga komisioni Bereqeti, u shpreh falenderues ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Emiratëve duek qënë se një aksion të tillë humanitar e kanë ofruar edhe vitin e kaluar për familjet në nevojë të Komunës së Ulqinit.Aksione të tjera humanitare do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, njoftoi Muça.

  • 1

    Radio