Aktuale Më shumë

Eliminohet kampioni në fuqi i NBA-së

Prej tvteuta15:29, 16 Maj 2022

ampioni në fuqi i NBA-së, Milwaukee Bucks, nuk do të mund të mbrojë titullin. Të dielën mbrëma, është eliminuar në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes nga Bostoni me 4:3 në fitore.

Bostoni fitoi ndeshjen e shtatë, vendimtare, me rezultatin 109:81 dhe kështu në finale të Lindjes do të takohet me Miami Heat.

Grant Williams ishte më efikasi te Bostoni me 27 pikë e 6 kërcime. Te Bucks, më efikasi ishte nigeriani me shtetësi greke, Giannis Antetokounmpo me 25 pikë, 20 kërcime e 9 asistime.

Të dielën mbrëma është bërë i ditur edhe çifti final i Konferencës së Perëndimit. Dallas Mavericks iu bashkua Golden State Warriorsit në finale të konferencës.

  • 1

    Radio