Ekonomi Më shumë

Elezoviq: Jemi të kënaqur me prodhimin e sivjetshëm

Prej tvteuta14:54, 2 Dhjetor 2020

Plantacionet e para të mandarinave në Komunën e Ulqinit  para 35 viteve filluan ti mbjellin familja e Anton Elezoviqit, të cilët fillimisht  u orjentuan në mbjelljen e mandarinave , e pastaj vazhduan me portokalle,kivi,dhe klementina. Këto të fundit ishin sortë e pa njohur në Ulqin por edhe në Mal të Zi .Në 8 hektar tokë ato sot posedojnë mbi 5 mijë rrënjë agrume.

“Këtë vit kemi një vit të kënaqshëm sa i përket prodhimit të agrumeve, si nga aspekti i cilësisë ashtu edhe nga ai i sasisë. Vjelja e agrumeve në Komunën e Ulqinit ka filluar muaj më parë, dhe ky proces është në vazhdim.Tani është në process vjelja e klementinave,  të cilat piqen më vonë se mandarinat.”, shprehet Rudolf Elezoviq, një ndër kultivuesit e agrumeve të kësaj familjeje.Kjo punë do një përkushtim , angazhim,dhe në radhë të parë dashuri e cila nuk i mungon kësaj familjeje. Nga orët e hershme të mëngjesit e deri në muzg, e gjithë familja janë të angazhuar në vjeljen e agrumeve. Fuqia punëtore për Dofin nuk është problematike, madje ka shumë kërkesa për punë. Elezoviq  thotë se ky vit është një vit i frytshëm, por çmimet janë diskutabile. Në fillim çmimi i mandarinave ka qenë 1,50 cent ndërsa tani ata në treg shiten për 30 cent me shumicë. Çmim të njëjtë në treg kanë portokajt dhe kivi, nga 50 cent ,ndërsa klementina shitet 50-deri në 60 cent për kilogram.Tregu kryesor pas bylljes së transportit me Rusinë është  kompania “Voli “, aty ku familja Elezoviq i plason  të gjitha produktet e veta.

 

  • 1

    Radio