Sociale Më shumë

Elezagiq: Qytetarët të vijnë vetëm në rast emergjence, gjithçka tjetër në mënyrë elektronike

Prej tvteuta09:01, 29 Mars 2020

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Mal të Zi ka prezantuar masa të reja për të gjithë personat e siguruar, duke u dhënë përparsi kërkesave urgjente dhe  shtyrë ata të cilat mund të presin. Shefi i këtij fondi në Ulqin, Skender Elezagiq, tha për TV Teuta  tha puna me klientë bëhet nga ora 8 e deri në 11 të mëngjesit, dhe se qytetarët kryesisht i respektojnë udhëzimet e reja dhe kërkesat e tyre i bëjnë përmes shërbimit online. “Në këtë shërbim elektronik, përdoruesit do të kenë mundësinë që të kryejnë pjesën më të madhe të detyrimeve dhe kërkesave të tyre për kujdes shëndetësor, ndërsa kërkesa të tjera të tilla si rimbursimi i udhëtimit dhe shpenzimet mjekësore jashtë vendit do të presin për një kohë,” tha Elezagiq.

  • 1

    Radio