Elezagiq- Në vitin e Ri 2017 më shumë prosperitet
Prej tvteuta12:37, 2 Janar 2017
“Fundi i vitit është rasti më i mirë që ti urojmë njëri tjetrit çdo të mirë në jetë, uroj të gjithë qytetarët që festat e fundvitit ti kalojnë pranë gjirit familjarë në harmoni dhe paqë, ti harrojmë të gjitha problemet që ka shënuar viti 2016, të mbesë një e kaluar, ndërsa Viti i Ri të sjellë vetëm suksese në familje dhe në komunitet. Uroj një prosperitet dhe zhvillim për të gjithë qytetarët e komunës së Ulqinit”, kështu deklaroi për TV Teuta Skender Elezagiq, kryetar I Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokratike në mesazhin e urimit të fundvitit.