Sociale

Sociale Më shumë

Elezagiq: Ligji i ri në kundërshtim me Kartën evropiane për vetëqeverisje vendore

Prej tvteuta7 May 2017

Kryetari i Këshillit Komunal të Partisë Socialdemokrate Skender Elezagiq, tha për televizionin Teuta se problemi kryesor i propozim ligjit të ri për planifikim është se sjell një mënyrë të re dhe mjaft radikale të planifikimit hapsinor, dhe se në mënyrë flagrante largon të drejtën e pushteteve lokal që të vendosin për planifikimi në territorin e vet. Elezagiq shprehu mendimin se ky propozim ligji është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kartën evropiane për vetëqeverisje vendore, dhe se përmirsime të dukshme në të nuk mund të bëhen me sugjerime, pasi komplet koncepti i ligjit është i gabuar.