Elezagiq: Fondi do të rimbursojë të gjitha shpenzimet e pacientëve
Prej tvteuta15:42, 6 Mars 2017
Nga 1 marsi i këtij viti, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore rimburson të gjithë të siguruarit të cilët kanë qenë të detyruar të blejnë privatisht ilaçet që nuk kanë mundur ti gjejnë në farmacitë e Montefarmit. Përveç ilaçeve, Fondi do të rimbursojë edhe shpenzimet e kryerjes së analizave të caktuara laboratorike të cilat nuk kanë pasur mundësi ti kryejn në shtëpitë e shëndetit, thotë për televizionin Teuta shefi i degës së Fondit Shëndetësor në Ulqin Skender Elezagiq.
Ai thotë se Fondi edhe deri më tani ka rimbursuar ato që kanë qenë të detyruar të kryejn ekzaminime mjekësore dhe analiza me shpenzimet e tyre. “Risi është se tani pacientët që vuajnë nga diabeti do të kenë të drejta më të mëdhaja në sigurimin e shiritave dhe lançetave që përdorin. Më herët kufiri i moshës ishte deri në 18 vjet, kurse tani kjo mundësi u jepet të gjithë pacientëve”, tha Elezagiq.