Politikë Më shumë

Elezagiq dhe Qetkoviq: Pushteti po injoron kërkesat e opozitës për sjelljen e KKZ-së në korniza ligjore

Prej tvteuta15:34, 21 Dhjetor 2017

Pas seancës së jashtëzakonshme të kuvendit lokal, këshilltari i Partisë Socialdemokrate  Skender Elezagiq dhe Partisë Socialiste Popullore Andrija Qetkoviq,  në një intervistë për TV Teuta thanë se mbajtja e një seancë të tillë të mbyllur për media, është dëshmi se pushtetit nuk i intereson që opinioni publik të njoftohet me venidmet e Kuvenit deri në zgjedhje.

“Kryetari Nrekiq në emër të shumicës parlamentare vendosi që të gjitha seancat e ardhshme të Kuvendit Komunal deri në zgjedhje nuk do të kenë transmetimit televiziv, për të shmangur shfrytëzimin e këtyre mbledhjeve për propagandë politike. Ne e dimë se kjo është bërë që opinioni publik të mos ketë qasje se çfarë miratohet në seanca.”, tha Elezagiq. Për Qetkoviq, ky vendim nuk  është surprizë . Opozita ka inicuar edhe sjelljen në kornizë ligjire të Komisionit komunla zgjedhor, çka sipas Qetkoviq, pushtetit nuk i konvenon. Nrekiq pas mbledhjes nuk pranoi të deklarohet për Televizionin Teuta.

  • 1

    Radio