Elezagiq: Aktualisht janë 17.100 qytetarë të siguruar aktiv
Prej tvteuta17:51, 28 Janar 2020
Në Fondin për Sigurimin Shëndetësor –zyra në Ulqin sipas zbatimit të sistemit të ri të evidentimit aktualisht janë 17,100 qytetarë të siguruar aktiv, ndërsa më herët ky numër ishte rreth 20 mijë, shprehet shefi i zyres në fjalë Skender Elezaga .
Karakteristikë e vitit të kaluar sa I përket risive është zbatimi I teknologjisë informatike në sistemin shëndetësor, dhe laboratorik, që është një lehtësim, si për pacientin, ashtu edhe për mjekët.
Poashtu ka pësuar ndryshime në rregullativën ligjore ku zgjërohet mundësia e shfytëzimit për disa sëmundje të rënda, si dhe rregullorja e re për rehabilitim.
Sa I përket ndryshimit të ligjit për sigurimin shëndetësor Elezagiq shprehet se disa ndryshime janë edhe të pavolitshme për qytetarë, si kufiri i moshës për shfrytëzimin e disa të drejtave është rrit prej moshës 65 në 67 , ktu ka të bëjë për shërbimet e stomatologjisë , rehabilitimit dhe e drejta e shrytëzimit të syzave  me pagesë pjesmarrje për 40%.
Ajo çfarë është pozitive, është shrytëzimi I pushimit mjekësor ku tani mjeku I zgjedhur ka të drejtë të japë pushim deri në 30 ditë, e jo siç ishte më herët 15 ditë, por sipas Elezagës mjekët e zgjedhur do të kenë përgjegjësi më të madhe në raste të dhënjës së pushimit mjeksorë pa bazë.