Aktuale Më shumë

Elezaga: Ullishtarëve u duhet përkrahja e Komunës për vazhdimin e shtrimit të rrugës në Bashbylyk

Prej tvteuta10:57, 11 Mars 2022

Anëtarët e Shoqatës së Ullishtarëve “Valdanos” kanë  fillur me vetë iniciativë të zgjerojnë dhe të shtrojnë rrugën në Bashbylyk.

Kryetari i kësaj shoqate,  Arben Elezaga u shpreh për Televizionin Teuta se janë duke shtruar vetëm pikat më kritike, dhe kërkojnë mbështetjen financiare të Komunës së Ulqinit.

“Ideja e zgjerimit dhe shtrimit të kësaj rruge ishte edhe më herët por kjo gjë u pa edhe më e domosdoshme kur para dy viteve u dogjën një numër i konsiderueshëm i ullinjëve dhe intervenimi ishte shumë i vështirë”, shprehet Elezaga.

Gjatësia e rrugës është afro 800 metra, ndërsa anëtarët e shoqatës me mjetet e tyre kanë arritur që deri tani të shtrojnë vetëm 140 metra, deklaron Elezaga.

Sa i përket mjeteve financiare kemi kërkuar të holla edhe nga Ministria për Bujëqsi , por nuk kemi marrë asnjë përgjegje. Ndërsa sa i përket përkrahjes nga ana e Komunës së Ulqinit edhe ajo mungon.

Shtrimi i rrugës në Bashbylyk është e parararë në planin dhe buxhetin e Komunës së Ulqinit, por nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim. Vlera totale e këtyre punime është rreth 10 000 euro, deklaron Elezaga.

Tjetër investime  të domosdoshëm janë edhe shtrimi i tubacioneve të ujit, apo edhe vënia në funksion e bazenit, gjë për të cilën në të ardhëm do të tentojnë që ta realizojnë përmes ndonjë projekti, bëri të ditur ndër të tjera kryetari i Shoqatës së Ullishtarëve “Valdanos”, Arben Elezaga.

  • 1

    Radio