Elektranat me erë në Mozhur sot lëshohen zyrtarisht në punë
Prej tvteuta10:30, 18 Nëntor 2019
Elektranat me erë në Mozhur do të fillojnë sot zyrtarisht me punë. Lëshimimin në funksiondo ta bëjnë miinistrja e ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq dhe ,ministri i energjisë i Maltës, Xho Mici, kurse në ceremoni do të marrin pjesë edhe kryeministrat e dy vendeve Dushko Markoviq dhe Xhozef Muskat.
Elektranat me erë në Mozhur janë kompleksi i dytë me erë më i madh në Mal të Zi me fuqi prodhuese prej 46 megavat energji elektrike.