Ekspozitë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e ekosistemit detar dhe bregdetar
Prej tvteuta1 May 2017
Në Galerinë e Qendrës për kulturë u hap ekspozita me rastin e finalizimit të projektit “Zhvillimi i qendrueshëm i ekosistemit detar dhe bregdetar” përmes ruajtjes dhe kultivimit të faunës detare. Projekt ky i cili kapi shumën mbi 142,000.00, filloj të inplementohet nga janari i vitit 2015 dhe u finansua nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë Norvegjeze dhe kofinansuar nga Komuna e Ulqinit, gjegjësisht përmes inplementimit të projektit i cili realizohet nga Zyra për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte pranë Komunës së Ulqinit. Ndër qëllimet kryesore të këtij projekti ishin: ngritja e ndërgjegjes tek qytetarët me qëllim ruajtjen e ekosistemit detar; monitorimi i përbashët i ekosistemit detar; përmirësimi i potencialit në peshkim për popullësinë lokale dhe rritja e kapacitetit të institucioneve kompetente dhe këmbimi i praksës së mirë nga rajoni. Gjatë ekspozitës e cila u realizua nga komuna e Ulqinit, zyrës IPA dhe organizatës joqeveritare MogUl të pranishmit patën mundësi të njihen më nga afër me pasojat shkatërruese të hedhjes së dinamitit dhe mbeturinave të ndryshme, nëpërmjet fotografive të ekspozuara, gjithashtu dhe pikturave të përgaditura nga fëmijët.