Ekspozitë dhe program kulturor me rastin e 28 Nëntorit
Prej tvteuta15:46, 30 Nëntor 2018
KKSH në kuadër të kremtimit të 28 Nëntorit dhe vitit mbarkombëtar të Gjergj Kastrioti Skenderbeut paraqiti ekspozitën mbi figurën e heroit kombëtar. Ekspozita me titull “Lirinë e gjeta këtu” u pergatit nga bibloteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”.Të pranishmëve iu drejtua kuratorja e ekspozites Zahide Krapi e cila u shpreh se ekspozita me fotografi përfshin një sërë botimesh të rralla për Gjergj Kastrioti Skenderbeun të autorëve shqiptar dhe të huaj.
Pas hapjes së ekspozitës dhe një kokteji , manifestimi u përqëndrua në sallën e madhe të Qendrës për kulturë ku ishte përgatitur program kulturoro artistik. Fjalën përshëndetëse e mori kryetari i KKSH Faik Nika i cili u shpreh se KKSH do të përpiqet për avansimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.
Programi filloj me paraqitjen e trupës së teatrit “Teuta” , me vargja kushtuar flamurit kombëtar, duke vazhduar me himin shqiptar të interpretuar nga sopranoja Gjylie Pelingu.
Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve Shota nga Kosova ishin edhe kryefjala e mbrëmjes. Koreodrama KUMT mbajti të mbërthyer publikun për vete për plot 66 minuta. “Shota” udhëton në treva të ndryshme kudo ku ka shqiptar, por Ulqini pati nderin që ti kishte pikërisht në datën 28 Nëntor.
KKSH ndau mirënjohje për Ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” , për ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e vlerave burimore folklorike kombëtare dhe bashkëpunimin e frytshëm me trevat shqiptare. Mirnjëhjen e pranoj Drjetori Shefqet Gjocaj.
Mirënjohje shkoj edhe për bibloteken kombëtare të Kosovës “Pjeter Bogdani”, për ndriçimin e figurës së Gjergj Kastrioti Skendebeut përmes matrialve fotodokumentare , biblografike në ekspozitën “Lirinë e gjeta këtu”. Mirënjohjen e pranoj kuratorja e ekspozitës Zahide Krapi.
Duke shpresuar që pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vitet e ardhëshme do të përmirësohet të gjithë një zëri uruan diten e flamurit kombëtar shqiptar.