Ekspertët ndërkombëtar mbërrijnë në Ukrainë
Prej tvteuta1 September 2022

Një ekip inspektorësh i OKB-së ka marrë rrugën drejt centralit bërthamor të Zaporizhzhias së Ukrainës të mërkurën në një mision të rrezikshëm dhe të kërkuar prej kohësh për të mbrojtur vendin dhe për të parandaluar një katastrofë nga luftimet që po bëhen rreth tij, raportoi AP-ja. Duke theksuar rrezikun, Kievi dhe Moska përsëri akuzuan njëri-tjetrin për granatimin e zonës përreth kompleksit gjatë natës. Zaporizhzhia është centrali bërthamor më i madh në Evropë. Luftimet në fillim të marsit shkaktuan një zjarr të shkurtër në kompleksin e tij dhe ditët e fundit, centrali u hoq përkohësisht jashtë linjës energjetike për shkak të dëmtimit, duke rritur frikën për një rrjedhje rrezatimi ose një shkrirje të reaktorit. Zyrtarët kanë filluar shpërndarjen e tabletave të jodit kundër rrezatimit për banorët aty pranë.