Aktuale Më shumë

Ekspertë të Këshillit të Evropës monitoruan përdorimin e gjuhës shqipe në institucione

Prej tvteuta13:35, 29 Mars 2023

Si pjesë e procesit të vlerësimit të ECRML, një delegacion i Komitetit të Ekspertëve të Këshillit Evropian po qëndron në Malin e Zi për të monitoruar në teren pajtueshmërinë e autoriteteve malazeze me atë dokument.

Mali i Zi i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës raportin e tij të 6-të periodik mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Minoriteteve (ECRML) në lidhje me të gjitha gjuhët e mbrojtura nga Karta: shqip, boshnjakisht, kroatisht dhe rome.

Ulqini është zgjedhur si zonë folëse e komunitetit të gjuhës shqipe në Mal të Zi.

Një delegacion i përbërë nga tre ekspertë të Këshillit të Evropës dhe një anëtar i stafit të Këshillit të Evropës u takua me palë të ndryshme të interesuara, d.m.th. të gjitha çështjet relevante në lidhje me promovimin dhe përdorimin e gjuhëve të mbrojtura, veçanërisht në fusha të tilla si arsimi, media ose shërbimet publike dhe administrate, tha për Televizionin Teuta Artan Çoba, sekretar për sport dhe culture.

  • 1

    Radio