Sociale Më shumë

Ekipi i Lushnjës po stërvitet në Ulqin

Prej tvteuta14:32, 18 Janar 2019

Në terenet sportive “Causheviq” kanë filluar stërvitjet dimërore. Mysafirët e parë janë nga qyteti i Lushnjes së Shqipërisë, ku pikërisht ky ekip sportiv përveç përgatitjeve të nevojshme stërvitore po ndeshet edhe me ekipe të ndryshme në ndeshje miqësore. E till ishte edhe ndeshja e tyre me skuadren Mornar nga Tivari ku ekipi i Lushnjës doli fitues. Trajneri i ekipit të Lushnjës Ilir Gjyla u shpreh shumë i kënaqur me kushtet sportive si dhe me mikëpritjen Ulqinake. Kapiteni Fatjon Sefa, njëheri edhe golëshenues në ndeshjen miqësore tha se stërvitje të tilla janë shumë të nevojshme me qellim që ata të kthehen për kampionat edhe më të përgatitur. Në terrenet sportive Causheviq do të mirëpriten edhe shumë skuadra të tjera si nga vendi ashtu edhe nag rajoni, duke e bërë kështu Ulqinin një ndër qytetet ku sportistë të shumtë mund të takohen , te stërviten dhe të ndajnë eksperiencat e tyre së bashku.

  • 1

    Radio