Ekipa vendase “Otrant Olympic” del fituese
Prej tvteuta11:23, 13 Mars 2022
Pas pushimeve dimërore, futbollistët e klubit të futbollit “Otranto Olympic” vazhduan pjesëmarrjen në rajonin jugor të Malit të Zi.
Në xhiron e 12-të u përballen me KF “Lovćen” nga Cetinja.
Ndeshja u luajt në shtëpi të “Otrant Olympic”, në stadiumin e Plazhit të Madh.
Kjo ndeshje përfundoi në favor të ekipes vendase, me rezultat të shkelqyer 4-0.