Aktuale Më shumë

“Eja në shtëpinë tënde” , në Tiranë mblidhen komunat shqiptare, artistë nga Komuna e Ulqinit marrin pjesë poashtu

Prej tvteuta17:37, 25 Nëntor 2022

Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Unioni i bashkive shqiptare, të shtunën me dt. 26 Nëntor tek shëtitorja e Tiranës duke filluar nga ora 18h , organizon koncert festiv me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë, nën sloganin “Eja në shtëpinë tënde”.

Me pjesëmarrjen e artistëve të mirënjojur dhe grupeve muzikore, nga qytetet shqipfolëse të rajonit.

Me këtë rast edhe artistët nga Komuna e Ulqinit do marrin pjesë në këtë organizim,nën udhëheqjen artistike nga Munib Abazin.

Ky koncert mbahet në kuadër  “ Javët e Komunave Shqiptare” , me sloganin “Eja në shtëpinë tënde”.

Në rastë që keni planifikuar të shkoni në këtë koncert, më poshtë e gjeni postimin e plotë të pjesëmarsëve.

 

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të premtën në orën 20:30

  • 1

    Radio