EEMZ: Ndërprerje e energjisë elektrike
Prej tvteuta09:56, 4 Prill 2016
Për shkak të vendosjes së matësave të ri elektrik me datat 4 dhe 5 prill në disa zona të qytetit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike , njoftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi.
Ndërprerje do të ketë rruga Vojo Lakçeviq, 26 Nëntori, lagjet Mali i Bardhë, Pinjeshi, Gjeranat dhe bulevardi Skenderbeu. Në varësi të punimeve ndërprerja e energjisë do të zgjasë nga ora 8.00 deri në orën 18.00.