EEMZ: Montimi i matësave të rinj prej 11 deri me 15 prill
Prej tvteuta10:07, 11 Prill 2016

Montimi i matësave të rinj do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në disa rrugë dhe lagje të Ulqinit, njoftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi. Prej sot e deri me datën 13 prill matësat do të vendosen në rrugën e Kosovës, Marko Srzentiq, Nikolla Gjakonoviq, bulevardin Skenderbeu, lagjet Meraja, Gjerana, Plazhi i Madh dhe kanalit të Kripores.
Prej nesër me 12 prill e deri me 14 prill matësat do të vazhdojnë të montohen në lagjet Gjerana, Kodra, Fushën e Ulqinit, bulevardin Teuta, rrugën Boshko Strugar dhe Nikolla Gjakonoviq. Në Kodra matësat do të vazhdojnë të montohen edhe me 15 prill.
Në varësi të objekteve dhe kohës së montimit , në zonat përkatëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 8.00 deri në orën 18.00.