EEMZ do të propozojë rritjen e çmimit të energjisë

Prej tvteuta16:12, 10 Dhjetor 2018

Elektroekonomia e Malit të Zi do të propozojë deri të premten rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por akoma nuk dihet nëse ky propozim do të jetë në masën prej 6% ashtu si vitin e kaluar. Nga kjo kompani kanë thënë se i kanë kryer analizat e duhura dhe vendimin do ta sjellin në bazë të fakteve në treg si dhe situatës socio-ekonomike.

Në rritjen e çmimit ndikon edhe rritja e çmimit në berzën e energjisë, e cila për momentin ndodhet në 66 euro për megavat/orë dhe është 61% më i lartë se çmimi për amvisëri. Rritje e çmimit të energjisë është paralajmëruar edhe në Serbi dhe Bosnje, ku ajo do të jetë në masën prej 20%.

  • 1

    Radio