Edukimi i pakicave është faktor kryesor për ndryshime pozitive sociale dhe ekonomike në shoqëri

Prej tvteuta16:11, 19 Dhjetor 2019

Mali i Zi ndjek standardet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, u theksua në konferencën “Diversiteti që na pasuron” të organizuar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe popujve pakicë, e cila u mbajt në Ulqin. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë për promovimin e të drejtave të popujve pakicë , Leon Gjokaj, theksoi se ekziston një kornizë e mirë legjislative në Mal të Zi kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të popujve të pakicë dhe komuniteteve të tjera, dhe se arsimimi i tyre është një faktor kryesor për ndryshime pozitive sociale dhe ekonomike në shoqëri. Sipas Gjokaj, informacioni në gjuhët e pakicave është shumë i rëndësishëm dhe titrat e programeve që transmetohen në gjuhët e pakicave janë të dëshirueshme. Kornizat legjislative të Malit të Zi mund të shërbejnë si një shembull për vendet e rajonit dhe tani u takon udhëheqësve që të zbatojnë ligjet me kapacitet të plotë. U konkludua që roli i transmetimit të shërbimit publik është i rëndësishëm për informimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe informacionit në gjuhët e pakicave. Hapja e një kanali të veçantë për pakicat do të jetë një nga sfidat në periudhën në vijim, pasi vlerësohet se situata aktuale nuk është e mjaftueshme për informacion të plotë në gjuhët e pakicave.

  • 1

    Radio