Aktuale Më shumë

Edhe Ulqini solidarizohet me Turqinë dhe Sirinë

Prej tvteuta19:04, 7 Shkurt 2023

Me rastin e fatkeqsisë që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë, Don Gabriel Grabanica , në shenjë solidariteti për popullin turk dhe sirian, ndezi qirinjë tek shtatorja e nënë Terezës për viktimat që humbën jetën në këtë tragjedi.

Ai shpreh ngushëllimet më të ndjera për të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve, të cilët u prekën nga tërmeti shkatërrimtar  që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë.

Shumë njerëz të përgjegjshëm dhe bamirës në këto çaste të vështira treguan gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet vendeve të prekura.

Më shumë rreth kësaj  në emisionin “Kronika e Ulqinit”, të martën në orën 20:30

  • 1

    Radio