Edhe pas një viti ura që lidhë tre fshatrat rrezikon shëmbjen, asnjë intervenim
Prej tvteuta12 April 2017
Ura në Anë të Malit e cila është e vetmja urë lidhëse me aksin kryesor rrugorë per fshatin Millë, Bojk dhe Kosiq, vazhdon të jetë në rrezik për shëmbje. Shqetësimi për gjëndjen e kësaj ura nga ana e banorëve të kësaj zone, ka filluar që në maj të viti të kaluar, pothuajse një vit më parë. Me evidentimin e gjendjes së sajë edhe nga organet komunale, që nga ajo ditë e sot, gjendja vazhdon të jetë e njëjtë e edhe më e rënduar. Kujtojm se kryeshefi i policisë komunale, Saubih Mehmeti ,në maj të vitit 2016 është shprehur për Televizionin Teuta se intervenimi apo edhe ndëritmi i një ure të re është nevojë urgjente. Ndersa sot , pas një viti, mësojmë se me kërkesë të Sekretariatit për veprimtari komunale ,Agjensioni për ndërtim dhe zhvillim, është në përfundim të përpilimit të projketit për ndëritimin e urës së re. Shpetim Maraj, drejtor i agjensionit në fjalë shprehet për Televizionin Teuta se gjendja e urës është e rëndë , ndërsa shkak i vonimit të ndërtimit të urës së re janë edhe veshtiresite e shumta që kanë hasur, qofshin ato materiale apo profesionale . Maraj shton se projektet për ndërtimin e urave janë më komplekse , prandaj problemet me të cilat janë duke u hasur janë më të medha. Maraj sqaron se problemi ekonomik është se me buxhetin e Komunës së Ulqinit për ndërtimin e kësaj ure janë paraparë 30 000 euro, ndërsa me përfundimin e projektit rezulton se kjo shifër është shumë e ulët, pasi që vlera e projekti në fjalë arrinë shifren e rreth 70 000 eurove.